Kenga e Hikmetes me tekst

Ju sjellim Kengen e Hikmetes me tekst.
  • Ne tana ané po jehon burija, ngusht kish ra Hasan Fazlija.
  • Ngusht kish ra Hasan Fazlija, ju kan shtu oh do derte te kqija.
  • Oh ju kan shtu do derte te kqija, ne Sarajeve ai po rrin me shpija.
  • Ne Sarajevé oh Hasani i shkret, jetoj afër dridhet vjet.
  • Jetoj afër dridhet vjet, me familje e me vellazen te vet.
  • Ku jetun te part e Hasanit, ne Radish afër Deqanit.
  • Oh kur u rrit Hasani i ri, shiti toké e shiti shpi.

  • Shtiti toké e shiti shtepi, dul tu jetu si muhaxhire.
  • Dul i shkreti si muhaxhire, rrug me rrug ai tu lyp meshire.
  • Rrrug me rrug ai tu lyp meshire, ne Sarajeve ai ma blev një shpije.
  • Nis u ngrit e u pasunue, me një boshnjake u martue.
  • Me një boshnjake u martue, nji jeté lluksoze ai tu kalue.
  • Nis e u shtu oh familja ti e, djem e vajza plot sa dush ne shpie.
  • Vajz i kish le i pari femie, si surkadhe pa një te mete ja kan lan emrin Hikmete.
  • Kur e kreu tet vjeqaren, ju lut babes tje baj qaren.
  • More babé ti me ndimue, ne shkoll te mesme unë po du me shkue.Shkollé te mesme po du me shkue, nuk du prej shoqeve me u dallue.
  • Ne cillen shkolle te dush me hi, te ndimon baba moj bie.
  • Fjalën vajza po ja dredh e, medicinen babé e kam zgedh.
  • Medicinen babé e kam zgedh, nis Hasani e po buzqesh.
  • Nis Hasani e po buzqeshe, moj Hikmete moj sokoleshé.
  • Oj Hikmete oj sokoleshé e, do të bahesh moj doktoresh e.
  • Do te bahesh moj sanitete, te uron baba shum suksese,
  • ne shkoll te mesme e ne fakulltete.
  • Shkolla e mesme e fakullteti, ne qoft se i kryn i ki për veti.
  • Vetëm një qe bi mos e harro, kabe dijen e mos e lesho.
  • Mos te hin vetja për me u begenije, se jet pa shkoll e pa shtepije.
  • Jet pa shkoll e pa shtepije, oh jet pa prind e jet pa vllaznije.
  • Jet pa burr e jet pa femie, jet pa prag e jet pa voter,
  • jet pa shoqe e jet pa motër. Jet pa shoqe e jet pa motër,
  • jet pa te mirat qe shtrohen ne sofer.
  • jet me te kendu qyqja ne voter. Jet pa mend e nuk mundesh me i gjet,
  • jet pa shpirt edhe jet pa jetë, shka e mjellish oh e korr veté.
  • Edhe një gja bié po të kshilloj, hatariné ty nuk ta duroj.
  • As një qejf ty s'ta pengoj, oh veç marriné nuk ta duroj.
  • Me çdo kendé me qu dashni, nuk ban mir e s'ke dobi.
  • Kur te vjen puna deri aty, gjeje një, po burr zotni.
  • Mos te jet tjetër, por vetëm djali i ri, t´jet i pastër sikur ari.
  • Le të jet një bir shqiptari, tjetër kané baba nuk ta do,
  • oh ndryshe baben e damton.
  • Ruju te keqes mos te bahet ves, me gjithkan mos më lidh bes.
  • Se i pa besi te mashtron, ta humb jetën për gjithmon.
  • Për shok te jetës dhe për gjithmon, një shqiptar ta kisha dhané.
  • Qysh na thot kanuni i t´parit, ti e mer një zog shqiptarit.
  • E ti kur nuk më merr ksi lloj, jetën time se bën loj.
  • Pak mahi e pak pernime, oh ja ka than do fjal me vendé.
  • Babes vet qika po ja kthen, i kan ra do pika lot.
  • Oh more babé ti mu shka me thé? Hala jam, po thot e re.
  • Kur t´më vjen koha për burr, pa qejf ténd nuk martona kurr.
  • Nuk ta humbi ty fetyren, qysh t´me thujsh do ta kry detyren.
  • Ja ka dhan besën e zotit, oh ne toké i rané do pika te lotit.
  • Sa për mallshem po i thot Hasani, perhajr shkollën bijes ai ja bani.
  • I uroj shum dituri, u dané te knaqur babé dhe bié.
  • Deri në fund ai i ndimoj, çdo deshir bijés ja plotcoj.
  • Vajza shkollën oh kur e kreu, babés vet shpinen ja ktheu.
  • Shkeli besën oh qe e pat dhané, shkeli babén dhe shkeli nané.
  • Shkeli mundin se ne drit e qiti,shkeli veten se nuk diti.
  • Me Doktor zemren e ngjiti,45 vjeqar, ishte i vjetër dhe beqar.
  • Tjetër kombé dhe tjetër faré, katër her ishte i martum,
  • katrat i hiken e lané te vetmum, katër gra i ka lan sokakéve,
  • o i ka leshu për mendje te madhe. Tash i erdh radha Hikmetés,
  • për me zgjedhj shoqe te jetës.
  • Né Aleksandrin u dashurue, leku i zi e ka mashtrue.
  • E mashtroj ai leku i zi, oh e murr Aleksandri edhe e çoj ne shpi.
  • Oh qysh kané thané e qysh kané kallxue,
  • Nana e veté e ka msitnue, e msitnoj ja humbi jetën,
  • humbi burrin dhe Hikmeten.
  • Aleksandri dhe Hikmetja jané pajtue, Sarajeven për me leshue
  • për me pshtu me faqe te bardhe, paskan shku ne qytetin Zar,
  • Dallmaci atje ne bregdeti, oh shkoj Hikmetja dhe shkoj Aleksi.
  • Kan gjet pun dhe kan gjet shtepi oh tu jetu për mrekulli
  • Kur mur vesh Hasan Fazlija, për tradhtin qe ja bani bija
  • si ti ra qielli permbi, si ta leshoj toka perfundi
  • lotet e ti rrejdhshin si ujt e lumit, ju kan keput shpresat e jetës
  • oh qysh Hikmetja lujti bese?
  • Fort mërzit jish kané Symeri, oh nja dy fjal ja ka than ai i mjeri
  • Hajt bre bacé ti mos ki dert, se keté pun do ta nreqi veté.
  • Shkon Hasani tu mendue, tu ba plan e tu kujtue.
  • Ah me doktorin me luftu, a me te me u miqasu?
  • Me luftu s'po lejon pushteti, oh me u miqasu s'të lejon adeti!
  • Kur një dité e dhezi kerrin, trup e trup e kaloj sherin.
  • Sarajeven e krejt qytetin, e la Bosnen dhe msyni detin.
  • Pak pa shku more ne bregdeté, u taku me një shok te vet,
  • me Zeq Berishen esht takue, oh Hasan ku je tu shku?
  • Qe ne Zader po du me shku, atje bija me esht martu,
  • tash po shkoj me vizitu, me doktorin me u taku, athu mundet më me sheru
  • jam smu keq nga anemia, më ka smu dhrandi dhe më ka smu bija
  • tash po kesh Hasan Fazlija, oh jo prej qefit po nga merzija.
  • Hajd Hazan se me ty do të vi!
  • Oh nuk muj ty Zeq aty me te shti.
  • Besën Zeq ty pra po ta japé se ne shpi tané te kthej prapé,
  • po të baj be ne perendi oh ty po të mar veç me hek merzi.
  • Të dy shoket, more ne Zader kan hi.
  • Pasken shku ne një Hotel me pi.
  • Shpejt e shpejt Zeqa u qu, te Aleksi paska shku.
  • I ka marr burr edhe gru, te Hasani i paska qu,
  • kur po i sheh Hasan Fazlija, ka po i vjen dhandri edhe bija,
  • e kan rrok do dridhme te kqija.
  • Ja ka lshu dhandrin një sy, gjaku i ftyres ju ka nxi,
  • u mërzit edhe e shikjoj bin, zort e barkut ju perzin.
  • Ja dha doren me pretes, shka me ke ba moj e pa bes,
  • ti me banen ke hi ne haké, qysh e more keté burr plak?
  • Ti me qite ne flaké te barotit, ka me te vra moj besa e Zotit.
  • Pasha até gjakun e Kastriotit, pasha trimin Skenerbe,
  • i pa besi nuk ka mem pre, me ke pre ti se te kam pas bi,
  • te ligit shpinen sja kam kthy, fol moj Hikmete qysh po thu,
  • oh e hupe veten dhe me hupe mu.

Pjesa e Parë


Pjesa e dytë